17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Për Tiranën flasin zi vetëm ata që mua dhe ju dhe këtë parti na duan të vdekur”,Rama nuk harron kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer dhe kundërshtarët në fjalimin e tij gjatë hapjes së Asamblesë Kombëtare. Ai shprehet se personat që flasin “zi” për Tiranën dhe zhvillimet e bëra, janë njerëz që sipas Kryeministrit e duan të vdekur atë dhe Partinë Socialiste.

Rama vlerëson nga ana tjetër, kritikat e ndërkombëtareve, ku tregon se janë një shtysë për të ecur përpara me këmbë në tokë.

Turizmi është një sektor që Kryeministri ndihet krenar, duke e cilësuar si një zhvillim që do të arrijë kulmin deri në vitin 2030, ku përmend këtu dhe fluksin e këtij viti.

Edi Rama: Jo nuk jam fare i lumtur, por nuk mund të mos jem i gëzuar, pasi të gjitha këto site turistike ishin aty edhe më parë. Tirana dhe Shqipëria kanë hyrë në hartën turistike të botës, pa asnjë shpenzim për reklama dhe marketing. Për Tiranën flasin zi vetëm ata që mua dhe ju dhe këtë parti na duan të vdekur. Këta përqeshës gjuhëjashtë… Ndërsa miliona turistë vijnë të buzëqeshur nga kureshtja dhe, largohen të buzëqeshur nga mikpritja dhe nga hiret e këtij vendi të vogël. Mbeten të habitur dhe nga siguria, që ka qenë mbrësëlënëse.

Ata që na duan të vdekur mua dhe këtë forcë politike, dhe ata kompetentë të huaj që fajësojnë shqiptarët për problemet në shtetet e tyre, janë një shtysë thelbësore për të ecur përpara, por me këmbët në tokë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...