Vendi ynë u përfshi nga reshje me intensitet të lartë gjatë orëve të natës.
Reshjet të shoqëruara edhe me rrufe ishin më intensive në zonën e Durrësit, Shijakut, Fushë Krujës dhe Lezhës, ndërsa me kalimin e orëve pritet të shtrihen edhe në jug.
Sa i përket ditëve në vijim, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura jo shumë të larta gjatë këtyre ditëve për shkak të masave ajrore të freskëta që vijnë nga veriu, duke bërë që të jetë një periudhë ideale për plazh, por duket se nuk do të vijohet edhe gjatë kështu.