8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Përdorim i drogërave të forta , arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike të llojit “kokainë” dhe “ketaminë” të cilat konsiderohen si drogëra të forta.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 23 vjeçar të cilit iu gjet një sasi e vogël kokaine dhe ekstazie për përdorim vetjak.

Njoftimi i Plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

-L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 23 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...