Deputetja e PD-së Grida Duma ka akuzuar qeverinë se me aktin e ri normativ kërkon t’iu japë para disa kompanive që marrin tendera sepse janë rritur çmimet e betonit.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Deputetja e PD akuzoi maxhorancën se qartazi ka bërë një akt për disa kompani.
Duma ka mbyllur mbledhjen ku priteshin të flisnin përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilët janë vonuar.
“Si qenka kjo që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëve që po i rrit pagat për ata që njerëz”, tha Duma, e cila nuk e ka pritur ministren Ibrahimaj dhe ka mbyllur mbledhjen.
Si qenka kjo që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëve që po i rrit pagat për ata që njerëz për të cilët thotë z. Vasili për naftën që shkon 270 lekë apo siç thotë z. Shehu që pandemia nga 30 euro që jepte buxheti i shtetit në 800 euro që shkonte kurimi i faturës mujore për t’ia dalë. Domethënë ne shikomë që këtu paskemi dy problem themelore.
Ne jemi komision që jemi përgjegjës për punën dhe ne të nderuar kolegë e mbyllim këtu dhe nuk ka asnjë arsye pse të presim më që ata të vijnë (përfaqësuesit e Ministrisë) A jeni dakord që këto diskutime ti bëjmë më vonë? Faleminderit të gjithëve”, deklaroi Duma.