Sot ka rene një zjarr në një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës të njohur si “Ura e Fajancës”. Gazetari Roland Beqiraj ka raportuar për këtë ngjarje, ndërsa mësohet se brenda banesës ndodhej një grua e sëmurë.
Autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë dhe kanë nxjerrë gruan jashtë banesës për t’i shmangur rreziqet. Zjarrfikësit janë ende në vendngjarje për të shuar flakët dhe ende nuk dihen rrethanat e zjarrit.
Policia, bashkë me forcat e zjarrfikësve, kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për evakuimin e banorëve nga pallati, duke siguruar sigurinë e tyre. Hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar shkakun dhe rrethanat e ngjarjes së zjarrit në Korçë.