10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Përfshihet nga flakët kamioni në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë.

Drejtuesi i  kamionit ka parë që ka  dalë tym nga pjesa e përparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët të cilat u përhapën me shpejtësi.

Flakët ishin të mëdha duke bërë që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 metër  pranë.

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.

Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se çfarë ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin L. M.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...