9.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Përfshirja e deputetit Oerd Bylykbashi në Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: “Pjesëmarrja në komisione bazohet te eksperienca”

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë caktuar emrat e deputetëve që do të formojnë dy komisionet e diskutuara kaq shumë, atë Zgjedhore e Territoriale.

I pyetur përfshirja e deputetit Oerd Bylykbashi është provokim Alibeaj e mohoi, duke thënë se ai ka eksperiencën e duhur për të tilla diskutime. Ai tha se edhe pse maxhoranca nuk ka moral për tema të tilla, opozita do të jetë e vendosur ta dërgojë deri në fund betejën, pasi kjo sipas tij është një nevojë e qytetarëve.
“Pjesëmarrja në komisione bazohet te eksperienca, profesionalizmi, njohja që kanë për lëndën përkatëse. janë emra që kanë në të shkuarën e tyre eksperiencën e nevojshme dhe aftësinë për të bërë jo vetëm debatin profesional, por edhe atë publik. Ne e dimë që jemi opozitë. E vjedhur madje. Nëse është kështu dilema që duhet të kemi është ose t’i ikim betejave për të ruajtur fytyrën, ose bëjmë betejë.
Betejë do të bëjmë për të dyja komisionet. Aleatët kanë postet e tyre, ka qenë kërkesa jonë për ta bërë këtë punë. Si thoni ta lëmë betejën e Reformës Zgjedhore? Detyrimi ynë është të vendosim përpara ndjeshmëritë dhe nevojat e publikut. Ka nevojë për Reformë Territoriale? Cila është alternativa? Nëse biem dakord të gjitha palët për përzgjedhjen e Presidentit është të marrim pjesë. Për Reformën Territoriale a është thënë që të marrim pjesë? Për Reformën Zgjedhore a kemi rënë dakord për të marrë pjesë? Ka nevojë për dëshirë për të mbrojtur interesin publik.
 Kam bërë në targër të kryetarit të grupit parlamentar. Zoti Bylykbashi është një lloj magazine e asaj që ka ndodhur në këto vite. Unë besoj se e ka përvojën, aftësinë dhe dëshirën për të kapërcyer këto pengesa për një gjë që biem dakord që duhet bërë. Nuk është provokim. Emrat e vendosura aty janë vendosur nga ata që dinë ç’të japin. Ata që kanë përvojën duhet të ishin aty. Përballja me Ramën dhe këdo është me moral. Me ide të cilat kanë moralitetin brenda. Ne të përcjellim dhe mbrojmë fort ata që janë nevojat më të rëndësishme të demokratëve. Nëse shohim interesat tona është pazar. Ka nevojë për të parë Reformën Territoriale. Ajo që besojmë është që kur futesh me moral, sinqeritet, pavarësisht nga ajo që mendon qerratai politik te maxhoranca ne kemi nevojën për ta bërë këtë punë. Është çështje idesh”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT