10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Përfundon arratia e Narkotrafikantit Shqiptar,i kërkuar nga Italia

Ka marrë fund arratia e narkotrafikantit shqiptar, Dorian Petoku, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas raportimeve, Petoku është arrestuar në Dubai nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Petoku, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, konkretisht 7 ton nga Brazili drejt Livornos, kishte qenë nën ndjekje ndërkombëtare.

Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pas arratisjes së tij në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore. Ai kishte qenë më parë i dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane. Petoku u arrestua në Shqipëri në vitin 2019, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij në Itali. Ai u ekstradua më 21 tetor 2021 në Itali, por qëndrimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij me masën arrest shtëpie.

Kush është Dorian Petoku?

Dorian Petoku, i rritur në Lezhë, hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të arrinte në Romë, në Ponte Milvio. 34-vjeçari, që është kushëriri i Arben Zogu, bosit të parë shqiptar të drogës në Romë, fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit atje. Rëndësia e tij është dokumentuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Në këtë foto shfaqen katër burra në tavolinë: njëri prej tyre është “Francezi”, një i infiltruar; në krah të tij është Salvatore Casamonica, dhe përballë tij është Fabrizio “Diabolik” Piscitelli, i cili u vra më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit. Temë kryesore e bisedës, dyshohet se ishte një armëpushim në konfliktin mes familjeve Esposito dhe Spada. Po ashtu, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut, përfshirë 7 ton kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...