28.5 C
Tiranë
Monday, July 28, 2025
spot_img

Përfundon gjykimi i dosjes 339, deklarohen fajtorë 8 të pandehur

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike në bashkëpunim”.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.

Te pandehurit janë dënuar përkatësisht:

  1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
  2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
  3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
  4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
  5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.
  6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
  7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se në këtë gjykim edhe kampioni i botes ne mundje, Elis Guri është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku ne aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

I kontaktuar mbrojtësi i Gurit Avokati Arber Hoxha u shpreh se “vendimi është i pambështetur në ligj dhe ne prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykaten e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Anesti Ramës: Nënë e bijë mohojnë përfshirjen, avokati kërkon shtrim psikiatrik për...

0
Në Gjykatën e Fierit është zhvilluar sot seanca për vrasjen e 57-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në fshatin Frashër....

Plagosje me thikë në Vlorë, 25-vjeçari përfundon në spital

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë rreth orës 19:00. I...

Sherr për një lojë domino në Durrës, një i moshuar plagoset me thikë

0
Një lojë domino ka përfunduar në sherr të dhunshëm mes dy të moshuarve në qytetin e Durrësit, duke çuar në plagosjen me thikë të...

Vrasje makabre në Pogradec: 52-vjeçarja theret nga partneri, më pas i vihet flaka banesës...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj, e...

Barcelona blindon portën: Joan Garcia firmos deri në 2031

0
Barcelona ka vendosur t’i besojë të ardhmes së saj në portë Joan Garcias, gardianit 24-vjeçar të blerë nga Espanyoli për 25 milionë euro. Portieri...