15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Përfundon në greminë makina, vdes i riu nga Tropoja dhe plagoset rëndë një tjetër

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Kombit” ku për pasojë ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është plagosur një tjetër.

Mësohet se automjet tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit por në afërsi të Kolshit, shoferi ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Makina ka përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme. I plagosuri, 19 vjeçari me inicialet Xh.L është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tiranës.

Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës nga ku ka dalë automjeti nuk ka trafikndarëse.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...