Në përleshjet e fundit me ushtrinë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor, raportohet se të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë, ndërsa 10 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ushtria izraelite ka njoftuar se kishte nisur një operacion anti-terrorist në kampin e refugjatëve të qytetit palestinez.