8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Përmbytjet në Vlorë: Banorët fajësojnë mospastrimin e kanaleve

Përmbytjet e rënda që kanë pushtuar Vlorën duket se kanë si shkak kryesor mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta. Këto kanale, të mbushura me mbeturina dhe prurje të shumta nga shirat e fundit, dolën nga shtrati dhe vërshuan në disa lagje, duke dëmtuar banesa dhe objekte.

Lagjja më e prekur është “Karabash”, ku kalon një nga kanalet kryesore të qytetit. Banorët e kësaj zone fajësojnë autoritetet për neglizhencë, duke theksuar se kanali nuk është pastruar prej vitesh. Një prej banorëve u shpreh: “Kanali u pastrua për herë të fundit para 6 vitesh, ndërsa më parë, rreth 15 vite më parë, e kishin pastruar në mënyrë më të plotë. Kemi kohë që kërkojmë pastrimin e tij, por askush nuk na ka dëgjuar. Shirat u përplasën dhe u bllokuan, duke shkaktuar përmbytjet.”

Banorët theksojnë se kanali është kyç për mbledhjen e ujërave nga pjesa e pasme e spitalit dhe se në të kaluarën aty ka ekzistuar një liqen, por ndryshimet urbanistike e kanë bërë zonën më të prirur ndaj përmbytjeve. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e kanalit dhe për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen. Autoritetet vendore pritet të bëjnë verifikime për të përcaktuar përgjegjësit për këtë situatë të pa precedent në qytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...