-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Përparim Rama bën gjestin e bukur, përkulet dhe i puth duart nënës para se të marrë detyrën

Përparim Rama ditën e sotme është betuar për të marrë detyrën si kryetar i kryeqytetit të Prishtinës.

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka deklaruar kryetari Rama.

Mediat në Kosovë transmetuan një gjest të bukur të Përparim Ramës i cili para se të marrë detyrën ia puthi duart nënës së tij të pranishme në ceremoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT