18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përplasi këmbësoren , më pas përplas një makinë tjetër, ja kush është ish drejtori i Doganës Fier që shkaktoi aksidentin në Vlorë

Një aksident me dy persona të plagosur ndodhi pasditen e sotme në Vlorë. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, një 45-vjeçar, nën drejtimin e një automjeti luksoz, përplasi fillimisht një këmbësore. Nuk ndaloi ti jepte ndihmën e parë apo të njoftonte autoritetet, por i dha gaz duke përplasur dhunshëm disa metra më tutje një tjetër automjet. Në bordin e këtij të fundit ishte një person që mbeti po ashtu i plagosur së bashku me këmbësoren. Të dy u transportuan në spital.

Shoferi 45-vjeçar i mjeti tip “Volkswagen Tuareg”, protagonist i aksidentit është Arlind Lagji, Drejtori i Doganës Fier deri pak muaj më parë. Lagji u shkarkua nga detyra pas një raportimi mediatik që tregoi se ai kishte kërcënuar me jetë dhe dhunuar një person, me bashkëshorten e të cilit kishte pasur marrëdhënie intime.

Aksidenti

Aksidenti këtë të Hënë u shënua në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 17:40.

“Shtetasi A.L. (Arlind Lagji), rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka aksidentuar shtetasen I.S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.  Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B.C., 63 vjeç”, njoftoi policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...