14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përplasi makinën e djalit të Irena Gjokës, Isidor Heta ish-gardist i Berishës në 21 Janar

Isidor Heta, personi që shkaktoi aksidentin me eksortën që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, është identifikuar si ish-gardist pranë ish-kryeministrit Sali Berisha në ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011.

Hetimet për aksidentin aktual po përfshijnë edhe agjentë të SHISH, megjithatë ngjarja po trajtohet zyrtarisht si aksidentale. Policia ka gjobitur Hetën dhe ka sekuestruar makinën e tij.

Isidor Heta ka shërbyer si nënoficer në Batalionin e Forcave të Armatosura deri para dy vitesh dhe është 42 vjeç. Gardistët janë dëshmitarë se mjeti i Hetës ka ndjekur të njëjtën rrugë si ata nga Rinasi në zonën e Selitës, ku ndodhi aksidenti.

“Kishte shumë lagështirë në rrugë dhe humba kontrollin”, mësohet të jetë shprehur polici.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të tyre për të ndaluar manovrat, polici nuk ka reaguar. Hetë ka deklaruar se humbi kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Garda e Republikës ka pritur djalin e gjyqtares Irena Gjoka në Rinas dhe për hetimet janë përfshirë edhe agjentë të SHISH, ndërsa nuk ka reagim zyrtar nga Irena Gjoka deri tani.

Në dëshminë e gardistëve thuhet se mjeti që drejtohej nga Heta, ka përshkruar të njëjtën rrugë me ta nga Rinasi në zonën e Selitës dhe ku ndodhi aksidenti. Edhe pse ata i kanë kërkuar që të ndalte manovrat, polici nuk është bindur.

“Udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë, i kemi bërë thirrje që të ndalte manovrat”, ka qenë dëshmia e gardistëve, ndërkohë që pritet të kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë në rrugën që është përshkruar nga mjetet, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...