9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Përplasja e dy trenave në Greqi fatale, 38 persona humbin jetën/ Kryeministri grek shpall 3 ditë zie kombëtare

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e para të së mërkurës.

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash. Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe 380 kilometra në veri të Athinës.

Shumë vagona treni dolën nga shinat dhe të paktën tre prej tyre morën flakë.

Autoritetet bëjnë me dije se në qytetin e afërt të Larisës të paktën 25 persona nga 53 që u shtruan në spital kishin lëndime të rënda.

Pasagjerët që morën lëndime të lehta u transportuan me autobus për në Selanik. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 350 udhëtarë.

Autoritet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Si pasojë e kësaj tragjedie të rëndë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...