9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Përplasja PS–PD zhvendoset në Strasburg: Zgjedhjet e 11 majit, përplasja për standardet demokratike në sytë e BE

Strasburg – Përplasja politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ka kaluar kufijtë e Tiranës dhe është zhvendosur në Strasburg, ku u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Debati u përqendrua te zgjedhjet e 11 majit, proces që nga mazhoranca u cilësua si “historik”, ndërsa opozita ngriti akuza të drejtpërdrejta për shkelje të standardeve ndërkombëtare.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përfaqësues i Partisë Socialiste, theksoi se zgjedhjet e fundit ishin një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian, duke nënvizuar përfshirjen e votës së diasporës si një arritje historike.

“Zgjedhjet e 11 majit treguan vullnetin e qartë të qytetarëve për të ndjekur rrugën drejt BE-së. Pjesëmarrja e diasporës në votim ishte një moment historik për demokracinë shqiptare,” – u shpreh Balla.

Në kahun tjetër, kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, denoncoi atë që e cilësoi si “mungesë të një fushe të barabartë” në garën elektorale, duke përmendur shkelje të kritereve të Kopenhagës dhe ndikim të grupeve kriminale.

“Fatkeqësisht, zgjedhjet ishin një mundësi e humbur. Nuk u respektuan standardet ndërkombëtare, pati abuzim me fondet publike dhe ndikim të qartë kriminal në procesin zgjedhor,” – deklaroi Tabaku.

Tensionet politike u shoqëruan me vlerësimet dhe rekomandimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të cilët vlerësuan ecurinë e reformës në drejtësi dhe ngritjen e Task Forcës mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por kërkuan mbrojtje të rreptë të pavarësisë së SPAK.

Ndërkohë, Gazment Bardhi, deputet i opozitës, kritikoi funksionimin e Task Forcës, duke fajësuar drejtpërdrejt kryeministrin për dështimin e këtij mekanizmi.

“Kjo Task Forcë ka dështuar që në nisje për shkak të ndërhyrjeve politike. Pa një drejtësi të pavarur, procesi zgjedhor do të vazhdojë të jetë i deformuar,” – tha Bardhi.

Ndërsa palët politike shqiptare vijojnë përplasjen për legjitimitetin e zgjedhjeve, Brukseli kërkon konsensus dhe respektim të plotë të standardeve demokratike si kusht për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...