15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Përplasje e ashpër mes Berishës dhe Felajt në Kuvend, shtyhet seanca plenare

Ende pa nisur, është mbyllur seanca plenare për shkak se opozita bllokoi punimet e saj.  Ashtu sic e kishin paralajmëruar, deputetët e PD, bllokuan vendet e ministrave në Kuvend, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër, duke u futur live në Facebook.  Ai pati edhe nje perplasje te ashper me nenkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.

“Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës. Je turpi i Shqipërisë. Ke fut 5 familjarë të tuaj në Prokurori. Mbylle gojën.  Kjo delinkuente që flet këtu ka 4 familjarë të saj në Prokurori. S’ka turp më të madh dhe ka gojë me fol ajo”, tha Berisha.

Felaj u shpreh se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

“Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju s’mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...