4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përplasje e fortë në “Ferma VIP”: Limi akuzon Yllin për homoseksualitet, ky i fundit e mohon dhe flet për kërcënime

Vetëm pesë ditë pas startimit, “Ferma VIP” është tronditur nga përplasje të forta mes konkurrentëve, ku protagonistë u bënë Limi dhe Ylli, pas një deklarate të papritur nga ana e Limit.

Gjatë një bisede në fermë, Limi aludoi se Ylli është homoseksual, gjë që Ylli e mohoi publikisht, duke theksuar se deklarata ishte jo vetëm e pavërtetë, por edhe fyese. Ai madje akuzoi Limin për kërcënim.

Ylli: “Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet ta përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: ‘Kur të dalim jashtë, do e shohësh’. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.”

Nga ana tjetër, Limi u shpreh se komentet e tij ishin të nxitura nga sjellja e Yllit, duke e quajtur “fallco” dhe të interesuar për vëmendje.

Limi: “Ylli mu duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fallco. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.”

Në debat u përfshi edhe Zhaku, e cila reagoi ashpër ndaj qasjes së Limit:

Zhaku: “Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gej?”
Limi: “Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.”
Zhaku: “Ke frikë se të kap me zor natën?”

Debati ngjalli diskutime të forta për etikën, stereotipet dhe të drejtën e individit për privatësi brenda një formati televiziv që duket se sapo ka nisur të nxehë motorët. Spektakli premton zhvillime të tjera të forta në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...