17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Përplasje në Kuvend: Sali Berisha sulmon ambasadorin e BE-së, Taulant Balla kërkon masa

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër projektligjin e propozuar nga mazhoranca për barazinë gjinore dhe sulmoi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke e cilësuar mbështetës të kësaj nisme.

“Po ndiqni tezën marksiste që parashikonte që njeriu modern është njeriu pa familje. Ambasadori i BE nuk mund t’i imponojë Shqipërisë bindjet e veta personale,” deklaroi Berisha.

Reagimi i tij nxiti menjëherë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi masa ndaj deputetit demokrat.

“Dënoj sulmin e Berishës kundër ambasadorit të BE në Shqipëri. Këto janë sulme të përsëritura ndaj ambasadorëve në Shqipëri prej 35 vitesh. Ligji e specifikon qartë: ka vetëm burrë e grua. Do të bëj kërkesë që të japë shpjegime,” tha Balla.

Ngjarja riktheu tensionet mes dy palëve në Kuvend, duke nxjerrë në pah ndasitë për çështje ligjore dhe standardet e barazisë gjinore në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...