7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Përplasje në Protestën e Opozitës: Molotove Drejt Kryeministrisë

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur me tensione në orën 18:30, ku militantët e PD-së janë përplasur me policinë dhe kanë hedhur molotove drejt godinës së Kryeministrisë. Protesta, e paralajmëruar nga kryetari i PD-së, u cilësua si fillimi i një mosbindjeje civile që, sipas opozitës, do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët e PD-së, së bashku me militantët, janë vendosur para Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit. Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë, PDBNJ-së dhe PDK-së.

Policia ka blinduar zonat kryesore, përfshirë Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, ndërsa në terren janë stacionuar forcat e FNSH-së dhe autobote për çdo situatë emergjente. Në total, mbi 1000 efektivë janë të angazhuar për të garantuar sigurinë e protestës.

Partia Demokratike kishte kërkuar leje për tubim deri në orën 22:00, por pa zbuluar itinerarin e saktë që do të ndiqet. Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, po ndjek protestën nga shtëpia, pasi ndodhet në arrest shtëpiak për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...