17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Përvoja jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, vepruam si popull në troje të ndara”, shprehet Selveça në Kuvend

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipëri pati ‘fokus’ marrëveshjet mes dy shteteve tona.

Sveçla

theksoi se pavarësisht se rrugëtimi ynë ka qenë i vështirë dhe me shumë pengesa, sot është momenti që hapat tonë të jenë një dhe të shpejtë.
Xhelal Sveçla: Të gjithë sëbashku në shënjimin e ditës më të rëndësishme, 28 nëntorit. Përvoja jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, na është dashur të punojmë me regjime që jo patjetër kanë qenë në interesa të kombit. Ndërprerjet nga copëtimi, nga lufta e parë, e dytë, muri mes kombeve ne i provuam më shumë se kushdo. Vepruam si popull edhe pse në troje të ndara. Sot nga ai projekt i shpallur në 28 nëntor 1912 ne kemi realizuar një shtetim të madh. Le të shprehemi publikisht për kahjen e marrëveshjeve të tashme dhe atyre në të ardhmen, masa të përbashkëta sigurie, pajisje me leje qëndrimi të përkohshme, ndihmë në raste të emergjencave civile etj. Është koha që hapat tonë të jenë një, sa më shpejt në realizimin e marrëveshjeve. Jemi dy pjesë të të njëjtit projekt rilindas. Ne shqiptarët jemi popull që nuk sulmuam e as nuk pushtuam kurrë tinëzisht e pabesisht, nuk e nënshtruam të dobëtin dhe nuk përfituam prej atyre që janë më pak. Shpresoj se në këtë formë ne e ndjejmë bashkarisht aktualitetin kompleks, pikërisht në ditën e themelimit të shtetit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...