12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Pësë persona dënohen për trafikimin e 2.3 ton kokainë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehura në banane

Pesë persona janë dënuar pas një hetimi të autoriteteve britanike që çoi në konfiskimin e 2.3 ton kokainë, një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Vlera e drogës kap vlerën e rreth 184 milionë paundë.

Të arrestuarit përfshijnë Petko Zhutev, 39 vjeç, nga Bullgaria; Gjergji Diko, 33 vjeç, nga Italia; dhe tre shqiptarë, Bruno Kuci, 33 vjeç, Olsi Ebeja, 40 vjeç, dhe Erik Muci, 44 vjeç. Arrestimet ndodhën në vitin 2021 në një pronë industriale në Tottenham, Londër, pas zbulimit të ngarkesës së drogës, e cila ishte fshehur në 41 paleta banane të transportuara nga Kolumbia. Hetimi filloi pasi Forcat Kufitare në Portsmouth identifikuan ngarkesën e kokainës, duke vepruar mbi informacione të siguruara nga OCP (Organised Crime Partnership).

Zhutev kishte marrë detyrën e drejtorit të kompanisë Agro Food Ltd, e cila kishte një histori legjitime, por ishte shndërruar në një front për aktivitete kriminale. Erik Muci, një nga organizatorët kryesorë, kontrollonte importin dhe furnizimin e drogës në të gjithë vendin. Ai u pa shpesh duke u takuar me Zhutevin, Kuçin dhe Dikon për të organizuar operacionin e trafikut.

Gjatë bastisjes së oficerëve të armatosur në Tottenham, u gjetën sasi të mëdha të drogës dhe pajisje për paketimin e saj. Dhjetra kuti kartoni ishin përgatitur për të mbajtur paratë nga shitja e kokainës. Ofiçerët gjithashtu gjetën një armë zjarri dhe municione.

Pas disa muajsh hetimesh dhe gjyqesh, të pesë të arrestuarit u shpallën fajtorë për konspiracion për importimin e drogës së klasit A. Ende nuk është përcaktuar data e dënimit të tyre, por autoritetet britanike vazhdojnë hetimet për aktivitetet e tjera kriminale të këtij rrjeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...