11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Petkoviç akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Po tenton të shfarosë familjen e presidentit Aleksandër Vuçiç

Teksa tensionet në veri të Kosovës po vijojnë, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe e njëkohësisht kryenegociatori i Beogradit në dialogun me Prishtinën, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton të shfarosë familjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Duke iu referuar një liste të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, me emra individësh të cilët tha se qëndrojnë prapa barrikadave në Veri dhe për të cilët rekomandoi arrestim, Petkoviç tha se ata emra i ka përpiluar personalisht kreu i qevëerisë së Kosovës, Albin Kurti dhe se pjesë e listët janë emra të familjarëve të liderit serb.

“Kjo tregon shkallën e urrejtjes së Kurtit ndaj presidentit Vuçiç… A keni dëgjuar deri tani një fjalë nga një zyrtar perëndimor që të dënojë aktin dhe të distancohet nga sulmi i Kurtit?

Sigurisht që nuk keni dëgjuar dhe kjo ju tregon gjithë hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të komunitetit ndërkombëtar. Thjesht prisnim që të lëshonin një deklaratë se të dyja palët duhet të përmbahen nga provokimet, ndërsa Kurti kërcënon se do të shfaros të gjithë familjen e Vuçiçit”, shtoi kryenegociatori serb në një intervistë për median e pushtetit “Kurir”.

Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës po vijojnë që prej arrestimit të ish-policit serb dhe rrugët hyrëse për në Veri janë ende të bllokuara me barrikada të vendosura nga eksponentët kriminal serb.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...