Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar me ironi ndaj propozimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një ministrie të re, Ministrinë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se korrupsioni në vend është kaq masiv sa qeveria nuk po e kontrollon dot më. Ai shton se kjo ministri e re është e vetmja mënyrë që Shqipëria mund të kontribuojë në Europë, duke ironizuar se do t’i mësojë ata se si të vjedhin.
Postimi i plotë i Vasilit shpreh ironinë e tij ndaj qeverisë dhe propozimit të Rama për një strukturë të re qeveritare, duke e paraqitur këtë si një përpjekje për t’i shmangur përgjegjësitë për korrupsionin në vend.
Postimi i plotë:
Ramës i duhet Ministria e Korrupsionit, se vetem aty ” shkelqen”!
Rama duhej te ngrinte vertet nje Ministri, por Ministrine e Korrupsionit ama.
Korrupsioni ne te gjitha format, trajtat dhe menyrat eshte zhvilluar ne majat e tij nga Edi Rama.
Korrupsioni eshte aq masiv, kapilar dhe i perhapur sa qe Rama s’po e kontrollon dot më.
Te gjitha llojet e korrupsionit gjallojne :Korrupsion me koncesione, tendera,PPP, me Mc Gonigal, inceneratore, rruge,kanale vaditje,AZHBR, zyra, instalacione, koncerte, fake projekte, pemë qe ngulen eshkulen, korsi bicikletash, fasada.
Kumbulla, pjeshka dhe kajsi hahen me shumice pas kurrizit dhe pa dijenine e Rames duke i rene ne qafe atij.
Ne vend qe thesi i Rames te behen edhe me i madh keta ” te poshter” i çojne te njejten pjese atij dhe zmadhojne pjesen e tyre.
Ndaj Edi Rama duhet te ngreje me vrap, me ngut e me nxitim Ministrine e Korrupsionit.
Ashtu siç u be vete edhe Minister i Jashtem kete here duhet te behet vete Minister i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Korrupsionit.
Si Minister i Korrupsionit Ramen nuk do tja haje më kumbullat njeri pas shpine.
Ministria e Korrupsionit mund te hartoje standarte te qarta dhe bashkohore te vjedhjes dhe grabitjes shteterore.
Ministria e Korrupsionit eshte ajo qe qytetaret mezi po e presin.
Minustria e Korrupsionit do te unifikoje te pakten tarifat e vjedhjes se populli u torturua me keto perqindje qe i ve seicili hajdut qeverie sipas qejfit.
Ministria e Korrupsionit eshte shpresa e vetme qe me ne fund Shqiperia te kontribuoje nje here te vetme edhe per Europen duke e mesuar ate se si te vjedhe çdo gje pa u turperuar dhe pa pyetur per ligje.
Ministria e Korrupsionit eshte mundesia e vetme qe tja heqe korrupsionit emrin e keq dhe ta ktheje ate ne nje gezim te perhershem per qeverine.
Si Mozarti i Korrupsionit Rama e meriton ta drejtoje vete Ministrine e Korrupsionit.
Korrupsioni s’mund te quhet mē kurre veper penale.
Rama si Minister i Korrupsionit duhet te propozoje menjehere ndryshimin e Kushtetutes dhe te Kodit Penal dhe te hiqet ky korrupsioni si veper penale.
Populli po pret.
Keshillimi Kombetar ka nxjerre se 95% e shqiptareve e kerkojne ngritjen e Ministrise se Korrupsionit.
Keshillimi Kombetar ka nxjerre se 99% e shqiptareve duan dhe kane besim se vetem Edi Rama mund te jete Minister i Korrupsionit.
Ta gezojme Ministrine dhe Ministrin e Korrupsionit Edi Rama.