14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Petro Koçi: Hetimi i shtëpisë së Arben Xoxës një “pushkatim pas vdekjes”

Deputeti socialist, Petro Koçi, ka reaguar në Kuvend lidhur me hetimet që po zhvillohen për shtëpinë e babait të ndjerë të deputetes Ajola Xoxa, Arben Xoxa. Ai ka vlerësuar se hetimet për këtë çështje janë një lloj “pushkatimi pas vdekjes”, duke theksuar se drejtësia po përqendrohet në detaje të tilla, ndërkohë që ka injoruar skandale më të mëdha, siç janë apartamentet e familjes Berisha në shtete të tjera, përfshirë Holandë, Belgjikë dhe Bruksel.

Koçi ka shtuar se pushteti i gjithpushtetshëm është shumë i rrezikshëm dhe ka paralajmëruar se edhe një engjëll mund të kthehet në djall nën këtë lloj pushteti. Ai ka theksuar gjithashtu se nuk është e drejtë që po hetohet banesa e Arben Xoxës, një pedagogu që njihej për integritetin e tij dhe që ka lënë një ndikim të madh tek studentët, ndërkohë që shumë çështje të tjera janë lënë pas dore.

“Veliaj duhet të ishte arrestuar para 8 vitesh, duhet të përgjigjet për akuza më të rënda
Ne e mbështesim SPAK edhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por ne duam që intgriteti moral i këtyre institucioneve të mos vihet asnjëherë në dyshim, ore është normale që këtu dikush të na numërojë fustane etj etj. Por mua nuk më duket normale që banesa e ish pedagogut Arben Xoxa, i cili e kam nga përvoja personale.

Nuk mund të them që ishte antikomunist, por që nuk ishte komunist këtë e kam të sigurt. Kur ish pedagogu që drejton sot opozitën ishte pedagog komunist. Arben Xoxa ishte një pedagog modern që ne studentët e adhuronim për integritetin e tij dhe për qasjen liberale që ai kishte në përgjithësi për lëndën për të cilën ishte përgjegjës që të na jepte.

Unë gjykoj që ok mbase dhe atë banesë duhet ta hetojnë, megjithëse me duket si një pushkatim pas vdekjes për Arben Xoxën.

Por nuk është normale tani që hetohet banesa e Arben Xoxës dhe janë harruar apartamentet që familja që sot drejton opozitën ka në Holandë, Bruksel, Belgjikë e ku di unë se ku tjetër. Këtë duhet ta bëjë opozita pa iu trembur syri nga askush.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...