14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Petro Koçi në homazhet për Nanon: “E ngriti Shqipërinë nga gërmadhat e ’97-s, patriot me kurajë dhe vizion evropian”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano gjatë homazheve në nderim të tij, duke theksuar kontributin historik që ai dha në transformimin e Partisë së Punës dhe në rindërtimin e shtetit shqiptar pas krizës së vitit 1997.

Në një prononcim për mediat, Koçi e përshkroi Nanon si një lider me kurajë shtetërore dhe diplomaci të guximshme, që shënoi një epokë të rëndësishme në politikën dhe diplomacinë shqiptare.

“Ngriti nga gërmadhat Partinë e Punës në një parti demokratike evropiane dhe pastaj mori përsipër misionin për të ngritur Shqipërinë nga gërmadhat e 1997-s në një shtet normal,” – deklaroi Koçi.
“Ishte një politikan me qytetari dhe intelekt të pakonkurrueshëm, që përballoi me shpirt fisnik burgosjen e padrejtë nga Sali Berisha. Fatos Nano ishte patriot i madh — jo vetëm që ringriti shtetin e rrënuar, por dha frymë dhe mbështetje çlirimtare për UÇK-në,” shtoi ai.

Koçi u ndal edhe te takimi i diskutueshëm i Nanos me Sllobodan Millosheviçin, duke e cilësuar atë si “një paradhomë të Rambujesë” dhe shembull të diplomacisë me vizion.

“Ishte një akt kurajoz dhe pjesë e një vale të përbashkët me partnerët tanë gjeostrategjikë,” – tha Koçi, duke e cilësuar Fatos Nanon si një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...