4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pezullohen i 3 punonjës të policisë në Korçë për falsifikim dokumentesh

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Rajonin Elbasan-Korçë ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik” ndaj tre punonjësve të policisë. Ata janë dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të pezulluarit janë: N/Komisari I. T., Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, Inspektor K. L. dhe Inspektor F. I., të dy me detyrë Trupë Shërbimi në të njëjtin stacion.

Vendimi i gjykatës ka ardhur pas hetimeve të drejtuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, e cila ka referuar materialet për dyshimet e arsyeshme se këta punonjës të policisë, ndonëse kishin konstatuar më 28 dhjetor 2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime të tyre, kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të këtyre shtetasve, duke krijuar dyshime për përfitime të paligjshme.

Ky vendim vjen pas një hetimi të thelluar, dhe do të ketë pasoja të mëtejshme për ata që kanë shkelur ligjin në këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...