29.5 C
Tiranë
Thursday, August 21, 2025
spot_img

“Philip Griffin në Berat: ‘Shqipëria është në një udhëkryq. Bëjeni pjesën tuaj, dilni dhe votoni më 11 maj!’”

Në një fjalim të fuqishëm nga sheshi i Beratit, Philip Griffin, këshilltari i ngushtë i strategut elektoral të Donald Trump, Chris LaCivita, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e vendit duke dalë masivisht në votime më 11 maj.

“Ju sjell përshëndetjet e mia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika është shumë e interesuar për atë që po ndodh këtu në Shqipëri,” – tha Griffin. Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me luftën politike në SHBA, ku sipas tij, përpjekjet e socialistëve për të ndalur Donald Trump dështuan falë vendosmërisë së popullit.

Griffin theksoi se Dr. Sali Berisha është në një mision për të kthyer Shqipërinë tek qytetarët dhe për të ndalur emigrimin masiv të të rinjve. “Dr. Berisha nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj,” – u shpreh ai.

“Dilni të votoni me familjen, me fqinjët, me miqtë. Vetëm kështu vjen fitorja, fitorja, fitorja!” – përfundoi Griffin, duke ngjallur entuziazëm dhe thirrje nga të pranishmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Është dita e duhur për të nisur projekte të reja ose...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Gusht 2025

0
Moti gjatë ditës do të jetë një valë e fortë vere: diell total, pa re, me temperatura që rriten gradualisht deri në 37–38 °C...

Alarm shëndetësor në Gjermani: Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mijëra vdekje çdo vit

0
Një studim i ri i kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), në bashkëpunim me Universitetin e Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore, ka nxjerrë...

Dua Lipa zbulon detaje intime nga fejesa me Callum Turner: “Një mijë për qind...

0
Dua Lipa ka folur hapur për historinë e saj të dashurisë me aktorin britanik Callum Turner, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një...

Dështim sërish në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ka përfunduar sërish pa sukses, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat...