Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën e psikologji dhe neuroshkencë tregojnë se pjekuria mendore dhe emocionale zhvillohet shumë më vonë.
Sipas kërkimeve mbi zhvillimin e trurit, procesi i maturimit nuk përfundon në të njëzetat e hershme, por vijon deri në fillim të të tridhjetave. Një rol kyç luan korteksi prefrontal, pjesa e trurit që kontrollon vendimmarrjen, planifikimin dhe vetëkontrollin, e cila arrin stabilitet të plotë rreth moshës 30–32 vjeç.
Ekspertët theksojnë se të qenit i rritur nuk lidhet vetëm me moshën biologjike, por edhe me përvojat jetësore. Ndryshimet sociale kanë bërë që njerëzit të përfundojnë arsimin, të hyjnë në tregun e punës apo të krijojnë familje më vonë se më parë, duke shtyrë kështu edhe fazën e pjekurisë.
Studiuesit e përkufizojnë këtë periudhë si “mosha e rritur në formim”, një fazë që shtrihet nga fundi i adoleshencës deri në fund të të njëzetave, ku individët eksplorojnë identitetin e tyre dhe marrin përgjegjësi në mënyrë graduale.






