Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kuçovës, ku një 59-vjeçar ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Kuçovës arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., banues në këtë qytet, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës gruan e tij.
“E plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën,” tha një burim zyrtar i Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, ndërsa 59-vjeçari do të përballet me akuzat për dhunë në familje dhe plagosje me dashje.






