12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Plagoset 78-vjeçari në Vlorë, përplaset në vendkalimin e këmbësorëve nga një 31-vjeçar

Vlorë, 6 qershor 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Lungomares” në Vlorë, ku një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 31-vjeçar. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, drejtuesi i mjetit, shtetasi T. B., banues në fshatin Kaninë, po procedohet penalisht për shkak të aksidentit që ka ndodhur në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Çamëria”.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T.B., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën ‘Çamëria’, në Lungomare, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetasin K.Gj., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia apelon për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në zonat e vendkalimit të këmbësorëve, për të shmangur aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë e jetës së qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...