9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Plagoset Vali Corleone,ja kush është bashkjetuesja e tij 22 vjeçare e cila qëlloi ndaj tij

Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan të Kosovës. Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur mbeti Valdrin Sylejmani i njohur me emrin Princ Vali Corleone, sipas burimeve të medieve dhe Policisë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë dhe ka vënë në dukje se ka arrestuar personin që qëlloi ndaj Sulejmanit, një vajzë 22-vjeçare. Sipas lajmi.net, e dyshuara në këtë rast është Anita Syla, e cila ka bashkëjetuar me të riun që plagosi. Asaj iu konfiskua një pistoletë me 40 fishekë.

Anita Syla, bërë e njohur nga bashkëjetesa me të ashtuquajturin Vali Corleone, shpesh herë kishte publikuar pamje edhe nga shtëpia e viktimës, video ku shihej edhe Vali.

Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngrihet akuza “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të mbahet në paraburgim për 48 orë, ndërkohë që Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante.

Sipas raportit të mjekut, viktima P.C.(1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës, viti i lindjes 2000, e cila dyshohet se ka shkrepur armën.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë pistoletë dhe dyzet copë fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për gjykatën.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngrihët kallëzim penal për “Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të mbahet për 48 orë gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan të hetojnë rrethanat e incidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...