11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Plagosi me armë zjarri një 15- vjeçar, arrestohet 17-vjeçari nga policia e Kurbinit

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 17- vjeçarin i cili mesditën e sotme dyshohet se plagosi me armë zjarri një 15- vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ka mbaruar mësimi në gjimnazin “At’ Shtjefën Gjeçovi”.

I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se 17 vjeçari është zënë me 15-vjeçarin në përfundim të mësimit dhe e ka qëlluar me armë. Shkaku i sherrit mes adoleshentëve nuk dihet ende.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...

“Eskortat VIP ekzistojnë” – Sabina Mete komenton fenomenin dhe luksin e pajustifikuar

0
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat...

“Xhami dopio, s’je ti për këshilla!” – Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stenaldos...

0
Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një...