Tiranë
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sipas të dhënave zyrtare Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç.
Mësohet se pas një sherri për motive pronësie, 32-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.