8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Plagosja e 38-vjeçarit në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja, Edison Begaj rezulton se ka qenë një nga subjektet e OFL

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 38-vjeçarit Edison Begaj, në fshatin Kaninë të Vlorës, rreth mesnatës së kaluar.

Begaj u qëllua në mesnatë me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autorët e kanë pritur 38-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë.

Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që i shpëtoi atentatit pasi u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës në Kaninë, rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...