7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Plagosja në zyrat elektorale të PD-së/ Flet autori i dyshuar i ngjarjes nga arratia: “Nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica…

Ndriçim Tahiri Jonuzi, personi i shpallur në kërkim si autori i dyshuar për plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, në selinë e PD-së në Kavajë ka reagon sot nga arratia.

Ndriçim Jonuzi (Tahiri) thekson se është ndjerë i fyer që e kanë cilësuar socialist, pasi sipas tij, ka sakrifikuar gjithë jetën për PD.

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë.

Më kanë thënë që Lul Basha kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetem se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë cdo njeri e din vet.

U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjell Carajn, ish kryetari i bashkisë Halit Shamatën ish ministër i Brendshëm e pyte mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e presshin kush ndejti aty me rreziku kokën socialistiu apo unë?

Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për cunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin cunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë.

Unë kam bërë shumë sakrifica për PD por nuk e shoh të udhës të flas këtu në këtë video, ta dinë mirë këta që më quajnë socialistë mua.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive“.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT