Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë rreth orës 19:00.
I riu është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në përdorimin e armës së ftohtë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjendja shëndetësore e të plagosurit pritet të konfirmohet nga bluzat e bardha.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.






