Policia e Shkodrës ka rrethuar hyrjen e qytetit të Koplikut pas një sulmi të armatosur mbrëmjen e sotme, ku u plagos 42-vjeçari Edison Tirana. Automjeti i tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke humbur kontrollin dhe duke u aksidentuar pranë një karburanti në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, Tirana është përfshirë në një konflikt me persona ende të paidentifikuar dhe është goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Aktualisht, ai ndodhet në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë publike.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.






