Një konflikt mes dy punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ka përfunduar në procedim penal.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 03.03.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake, i cili ka kallëzuar se është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, Eugen Saliasi.
Sipas deklarimit, konflikti ka nisur për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës. Pas kallëzimit, autoritetet kanë proceduar penalisht shtetasin Saliasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të incidentit.






