2.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

“Po priten fletë-arreste me tufa” – Rama sulmon opozitën, SPAK-un dhe median në mbledhjen e PS-së

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë para kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar të PS-së në takimin e zgjeruar të zhvilluar sot, ku nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, Prokurorisë dhe medias, ndërsa theksoi se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Rama akuzoi opozitën për “bomba artizanale” politike dhe median për amplifikim të zhurmës publike, ndërsa ngriti shqetësime edhe për atë që e quajti “një lëvizje sportive prokurorësh” në prag të mandatit të ri të SPAK.

“Ka filluar një garë për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke prerë fletë-arreste me tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë fare penale dhe në rastin më të keq hetohen në gjendje të lirë kudo në botë,” deklaroi Rama.

Ai solli si shembull një rast në Durrës, ku sipas tij “vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit”, si dhe përmendi rastin e një punonjëseje administrate, e cila prej pesë vitesh po përballet me kancerin dhe ka një fëmijë të mitur, por që gjithashtu është përfshirë në hetime.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ndodhet përpara një faze të rëndësishme në procesin e integrimit europian, konkretisht në kapitullin e vlerësimit për pikat e ndërmjetme, të cilat i cilësoi si një test të lartë që kërkon përqendrim maksimal.

“Duhet ta kalojmë këtë test për disa muaj dhe kjo kërkon forcë dhe përqendrim. Pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale, ne duhet të qëndrojmë të fokusuar,” u shpreh Rama.

Në fund, ai bëri thirrje për vetëkorrigjim brenda mazhorancës dhe kërkoi ide nga deputetët dhe ministrat për të çuar përpara punën e qeverisë, duke theksuar se “pas debatit, duhet të përqendrohemi vetëm në një pikë: Shqipërinë në BE në vitin 2030”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...