10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Po rikthehet “Njerëz dhe fate”? Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi bëhen sërish bashkë

Njerëz dhe Fate” është telenovela e parë shqiptare me të cilën mijëra shqiptarë u apasionuan dhe me padurim prisnin episodin e radhës. 10 seritë e para patën një sukses të jashtëzakonshëm dhe kjo bëri që ekipin realizues të vazhdonin më tej me episode të tjera.

Në epiqendrën e kësaj telenovele, transmetuar në 2002-2003, ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, të gjithë e kujtojnë si një ndër realizimet më të mira shqiptare dhe lajmi për një vazhdim të mundshëm padyshim do të mirëpritej nga mbarë teleshikuesit.

Së fundmi aktori i njohur Arben Derhemi, i cili luante rolin e Florit në “Njerëz dhe Fate”, ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën në rrjetin e tij social Instagram. “Sot e deklaroj rifillimin e serialit…’Njerëz dhe fate’…Është gati…”, ka shkruar ai, duke surprizuar jo pak gjithë ndjekësit.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...