14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”/ Rama publikon mesazhin e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video me rrëfimet nga disa pacientë të shtruar në spitalin Infektiv teksa apelon për kryerjen e vaksinës anti-Covid.

Nëpërmjet kësaj video-mesazhi kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19. Qytetarët e prekur nga koronavirusi dhe të shtruar në spitalin COVID, tregojnë vështirësitë më të cilën po përballen për shkak të virusit.

Duke iu referuar deklaratave prekëse që bëjnë të shtruarit në spital, Rama thotë se kjo është pasojë e vendimit për të mos u vaksinuara.

“Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën😢
#VaksinohuPlotësisht💉
#BëjDozënPërforcuese🙏
#ShëndetiMbiTëGjitha🤍”, shkruan Rama.

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje sepse ajo ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”

“U bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka”

“I bëj thirrje të gjithë moshës të rinjve, se 45 vjeç jam edhe më të vegjël, të vaksinohen një orë e më parë. Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”, shprehen qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...