8.5 C
Tiranë
Friday, January 16, 2026
spot_img

“Po të ishte vëllai yt?” – Familjarët e Egli Progës shpërthejnë kundër KLP-së pas avancimit të prokurores

Reagime të forta kanë ardhur nga familja e viktimës pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vlerësuar dhe avancuar prokuroren Postoli. Në një postim publik në Facebook, Jonida Proga ka shprehur indinjatën e saj, duke e cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe fyes për familjen e saj.

Sipas Progës, gjatë procesit gjyqësor prokurorja Postoli ka deklaruar se vëllai i saj ka humbur jetën si pasojë e një grushti, një version që familja e kundërshton kategorikisht. Ajo thekson se autori i dyshuar, Denis Meçe, ishte një person me precedentë kriminalë, i njohur në Pogradec si gjobaxhi ndaj tregtarëve dhe i rrezikshëm për komunitetin.

Në reagimin e saj, Jonida Proga i drejtohet drejtpërdrejt kryetares së KLP-së dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke i akuzuar se “mbyllin sytë” përballë fakteve dhe dhimbjes së familjarëve të viktimave.

“Faleminderit Prof. Mirela! Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelët e gjobaxhinjtë, a do e dekoroje prokuroren që tha ‘vdiq nga një grusht’? Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç’keni para!”, shkruan ajo.

Reagimi ka nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi përgjegjësinë institucionale, standardet e vlerësimit të prokurorëve dhe ndjeshmërinë ndaj familjeve të viktimave në proceset e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës për tejzgjatjen e masës se arrestit...

0
Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak,...

Si mund të tregojnë duart funksionin e tiroides dhe shenjat e hipotiroidizmit

0
Tiroidja, gjëndra në formë fluture e vendosur në qendër të pjesës së përparme të qafës, prodhon hormonet T4 dhe T3 që rregullojnë metabolizmin e...

Lily Phillips ylli I po*nografisë: Blen shtëpi 1 milion paund me para në dorë

0
Lily Phillips, 24-vjeçarja që u bë e famshme ndërkombëtarisht për një manovër rekord seksual në vitin 2024, ka treguar fitimet e saj të mëdha,...

Tragjedi në Trento: Gjendet trupi i Floreshë Prengut, nënë e dy vajzave e humbur...

0
Hetimet për zhdukjen e Floreshë Prengut, 35-vjeçare nga Trento, kanë përfunduar tragjikisht. Trupi i saj u gjet përgjatë lumit Adige, rreth 40 km larg...

Gjenerata Z po rizbulon prindërimin: nga butësia tek shërimi i traumave familjare

0
Prindërimi ka evoluar ndjeshëm gjatë dekadave, dhe hulumtimet e fundit tregojnë se Gjenerata Z po ndjek një rrugë të re. Për vite me radhë,...