10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë dhe procedohet bashkëpunëtorja

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftohet se i arrestuari është I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, ndërsa penalisht është proceduar I. N., 35 vjeçe.

51-vjeçari u kap nga policia në mesnatë në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Procedohen penalisht edhe 2 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Midnight”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi I. M. është kapur nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 2 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...