11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Podcast ‘Flasim’/ Arsimi Profesional: Një rrugë drejt integritetit në tregun e punës

Në një podcast të fundit, kryeministri Edi Rama bëri një thirrje për arsimin profesional si një mjet për të integruar të rinjtë në tregun e punës.

Diskutimi u pasua nga një panel tre mësuesish nga gjimnazet e vendit, ku u theksua rëndësia e kësaj sfere.

Kryeministri theksoi se reforma për arsimin profesional është e domosdoshme për të ofruar mundësi konkrete për nxënësit të specializohen në një fushë të caktuar.

Të shtyjmë reformën për arsimin profesional që tu japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj, ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve.’- tha Rama.

Mësuesja e matematikës përmendi rëndësinë e identifikimit të talentit të fëmijëve, ndërsa mësuesja e gjuhës shqipe u shpreh për vlerën e arsimit profesional për sqarimin e opsioneve për nxënësit.

Detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve. Të gjithë nxënësit janë shumë të mirë. Nxënësit janë më mirë se kur kemi qenë brezi jonë. Kanë më shumë burime informacioni dhe janë më të hapur. Sot nxënësit kanë mundësi të aplikojnë në universitete në të gjithë botën.’- u shpreh një nga mësueset e matematikës e ftuar në Podcast me kryeministrin Rama.

Kryeministri gjithashtu shprehu shqetësimin për standartin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, duke theksuar nevojën për trajnime të mëtejshme për mësuesit.

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i presuar në mënyrë katastrofike nga e gjithë kjo prurje e përditshme në rrjetet sociale, e shkurtimeve, kapërcimeve, anashkalimeve të gramatikës. Më shqetëson kur shoh shkresat zyrtare”, tha Rama.

“Trajnimet i kemi shumë të nevojshme. Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zhvillimin profesional të mësuesve është një nismë shumë e rëndësishme, nismë kyç. Një mësues duhet të jetë pjesë e trajnimeve kombëtare e ndërkombëtare”, tha ajo.

Në podcastin me temën “Zyshat e Shqipërisë”, tre mësuese të përvojuara trajtuan sfidat e gjuhës shqipe në kohën e sotme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...