13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Podcast ‘Mekast’/ Kush është ish-banori i ‘BB’ që u dhunua para 2 vajzave në ‘Bllok’

Historia e rrëfyer në podkastin ‘MeKast’ nga Marsi, motra e Megi Pojanit, ka të bëjë me një përvojë të frikshme që ndodhi në një club në Tiranë, lidhur me një ish-banor të emisionit “Big Brother”. Historia fillon me një takim në një club ku Marsi dhe një shoqe u afruan me ish-banorin e BB-së.

“Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i BB. BB sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak.Në një moment një zhurmë e madhe dhe ti nuk shquan dot më asnjë gjë, këta ikin. Unë paguaj dhe kur dal jashtë, tek pjesa e jashtme e clubit ishte shoqja ime me këtë, i gjeta shumë të përfshirë me njëri-tjetrin, po putheshin në një cep. I thashë që duhet të ikim se ti je shumë e pirë. Ky bëri namin në atë Big Brother sepse pati dhe një histori me një vajzë shumë të shkathët dhe spikati, nuk ishte një banor kot. Shkuam në një Fast Food në Bllok dhe ishin tre tavolina gjithsej. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit, në një cep ishin të ulur në tavolinë 4-5 burra. Burra blloku, të veshur errët, të rëndë dhe të egër në fytyrë, me flokët e lëpira. Sapo ne hymë, këta po mbysnin pijen me një sufllaqe dhe thanë “hë mo erdhi ky” dhe e shajnë. Ky meqë ishte i shoqëruar nga dy goca, u ndje i detyruar i shkreti, pak si me ngurrim, guxoi të shkonte drejt tavolinës së tyre. 5 burra janë lëshuar me breshëri arme dhe me shpejtësinë e një kafshe gjahtare drejt këtij burri. Unë e mbaj mend të lëshuar në tokë, tavolina dhe karrige sipër, e rrahën dhe e bënë m… Mua dhe shoqes time na kapi një e qeshur histerie dhe e mbaj mend vetëm një sekondë që ai ngrihet, ishte poshtë nesh. Ne ikëm dhe mund të them që ishte java më e bukur e jetës sonë sepse në këtë histori ia tregonim çdo njeriu.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...