9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Podgoricë – Ndërron jetë i riu i plagosur me armë zjarri, autori i vrasjes në pranga

I riu Binak Kabashi, me origjinë nga Shipoli i Mitrovicës, i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri dy ditë më parë pranë kodrës së Goricës në Podgoricë, ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar babai i tij, Ali Kabashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e djalit të tij.

Ngjarja tronditëse u pasua nga një reagim të shpejtë të policisë malazeze. Autori i dyshuar i krimit, një 23-vjeçar me inicialet E.B., u arrestua disa orë pas ngjarjes, në zonën mes urës së Blazovit dhe asaj të Visecit në Podgoricë.

Hetimet për motivet e ngjarjes vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rrethanave dhe ndëshkim të autorit sipas ligjit. Vrasja ka shkaktuar tronditje të madhe si në Podgoricë ashtu edhe në Mitrovicë, ku viktima kishte rrënjët familjare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...