4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Podkastit “Flasim”, Rama fton shqiptarin që u rendit mes të rinjve me të suksesshëm ne ‘Forbes’

Në Episodin e 19-të të Sezonit të 3-të të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, i titulluar “Smart Generation”, u zhvillua një bisedë me Kevin Sekniqi, një prej nën 30-vjeçarëve të renditur nga revista “Forbes” në listën e të rinjve më të suksesshëm në botën financiare. Sekniqi, një figurë kyçe në zhvillimin e teknologjisë në Ava Labs dhe block-chain-it të Avalanch-it, diskutoi për rrugëtimin e tij dhe marrëdhënien me Shqipërinë.
Kevin Sekniqi: Një Udhëtim i Jashtëzakonshëm

Kevin Sekniqi, i cili ka lindur në Mal të Zi në vitin 1993 nga prindër me origjinë nga Shkodra, ndau historinë e tij të jetës dhe karrierës. Ai u shpreh se renditja në revistën “Forbes” ishte një surprizë edhe për të vetë. Sekniqi përmendi se pas intervistës dhe përfshirjes së tij në këtë listë prestigjioze, e cilësoi këtë si një fillim të historisë së tij në botën e teknologjisë dhe financës.

Rruga Drejt Suksesit

Kam pas ëndrrën e Bill Gates, ka qenë idhulli im që i vogël dhe rastësisht na erdhi të shkojmë në Amerikë kur isha 14 vjeç për një dasëm. Pashe Nju Jorkun dhe tha po jetoj këtu”, tregoi Sekniqi.

“Më pas ndejta në Nju Jork 10 vite pak më shumë bëra gjimnazin, Universitetin, doktoraturën dhe aty më vonë u takova me bashkëpunëtorin tim dhe vazhduam të bëjmë projektin e teknologjisë që kemi tek kompania”.

Marrëdhëniet me Shqipërinë

“Tirana është një qytet që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë. Nuk ma ka marrë mendja. Normalisht ëhstë qyteti që është zhvilluar më shumë. ka kohë që nuk kam shkuar në jug. Në Shkodër kam shkuar dhe Shkodra duhet të eci s’e nuk ka ecur aq shumë sa duhet”, tha Sekniqi.

Sekniqi përmendi se kishte ëndërruar të krijonte një start-up që në fëmijëri, duke pasur si idhull Bill Gates. Për të rinjtë shqiptarë, historia e tij është një shembull frymëzues i suksesit që mund të arrihet me vendosmëri dhe punë të palodhur, pavarësisht nga prejardhja apo sfidat e jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...