6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Pogradec/ Kanosën dy persona dhe dëmtuan me sende të forta automjetet e tyre, arrestohen 3 persona

Një 30-vjeçar është arrestuar në Pogradec në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”.

Mario Xhangolli, u vu në pranga pasi në bashkëpunim me dy vëllezërit Syzo, kanë kanosur dy persona dhe kanë dëmtuar me sende të forta automjetet e tyre.

Kujtojmë se më 18 prill, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, Xhangolli dhe vëllezërit Syzo për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Njoftimi i Policisë:
Pogradec
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndodhura muajt e fundit, në Pogradec.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me DVP Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (vëllezër), kanosi 2 qytetarë dhe dëmtoi me sende të forta automjetet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të shpallur në kërkim, falë bashkëpunimit me DVP Tiranë dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Wanted”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

M. Xh., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit B. S. dhe S. S. (vëllezër, të shpallur në kërkim), më datë 01.03.2023, kanë kanosur një 37-vjeçar, të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit. Gjithashtu më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...